Përfundon konkurrimi për 5 komisaritete! Ja emrat që pritet të emërohen drejtues në Policinë e Shtetit

Ka përfunduar procesi i konkurrimit për 5 pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit, ku 51 kandidatë aplikuan për postet e lira në komisaritet të ndryshëm në vend. Nga ky numër, 15 aplikantë kanë arritur të marrin mbi 70 pikë, duke u futur në listën e mundshme për emërim.


Pozicionet për të cilat u zhvillua gara janë:
1. Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë
2. Shef i komisariatit të Himarës
3. Shef i komisariatit të Rinasit
4. Shef i komisariatit të policisë kufitare Dibër
5. Shef i komisariatit të policisë kufitare Sarandë

Kandidatët kryesorë që pritet të emërohen:
– Idriz Daulle, aktualisht zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës, ka dalë i pari në listën e pikëzimit dhe pritet të emërohet shef i komisariatit nr.2 në Tiranë, pas dorëheqjes së Ritvan Palit. Emërimi i tij pritet të çojë edhe në zëvendësimin e tij në drejtori.
– Përparim Dema, aktualisht shef i komisariatit të Rinasit, ka zënë vendin e dytë dhe pritet të konfirmohet sërish në këtë pozicion.
– Elvid Shehu, i komanduar si shef i komisariatit të policisë kufitare Sarandë, renditet lart në listë dhe pritet ta marrë zyrtarisht këtë post.
– Faik Ruko, nga Policia e Elbasanit, dhe Bledar Rreshka, ish-drejtues i komisariatit nr.3 në Tiranë, janë gjithashtu në listën e ngushtë për pozicione të tjera drejtimi.

Kandidatët e tjerë me mbi 70 pikë janë:
Florian Dano, Ferit Merkaj, Kliton Zharri, Artur Mersini, Ardjan Çela, Ermal Kenaçi, Ediona Dano, Behar Gançi, Oltjon Agolli dhe Pllumb Kovaçica.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pritet të zyrtarizojë emërimet në ditët në vijim.

Situata në pozicione të tjera:
– Gara për shefin e Policisë Rrugore të Tiranës ende nuk është hapur. Ky post mbahet aktualisht nga Lorenc Shehu në mënyrë të komanduar, pas arrestimit të Roven Zekës nga SPAK.
– Vijon gjithashtu të mbetet pezull gara për drejtorët e departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, për të cilët ligji i ri parashikon një proces konkurrimi të detyrueshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme