Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë/ KQZ: Ja si renditen partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përfunduar numërimin e të gjitha votave të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa rezultatet janë publikuar të plota ditën e sotme.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka siguruar 342,281 vota, ose 40.80%. Në përditësimin e mëparshëm, kur ishin ende shtatë vendvotime për t’u procesuar, LVV kishte 341,672 vota (40.84%). Kjo përfaqëson një rritje prej 609 votash.

 Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 184,811 vota (22.03%), duke shënuar një rritje prej 312 votash nga përditësimi i 12 shkurtit, kur kishte 184,499 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) tani numëron 147,888 vota (17.63%), një rritje prej 61 votash krahasuar me përditësimin e mëparshëm prej 147,827 votash.

Koalicioni AAK, Nisma dhe aleatët e tjerë kanë grumbulluar 62,588 vota (7.46%), duke shtuar 279 vota krahasuar me përditësimin e mëparshëm, kur kishin 62,309 vota.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme