Përfundon numërimi i votave me kusht

Në Qendrën e numërimit të votave ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe sot ose nesër do të dalin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Sipas zëdhënësit të KZQ-së, Valmir Elezi, KQZ do të vendos së shpejti se kur do t’i publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

“KQZ ende nuk ka vendosur nëse rezultatet përfundimtare do të shpallen sot ose nesër sepse kjo varet nga procedurave tjerë pas numërimit të votave në QNR”, ka thënë ai.

Përndryshe, kanë qenë rreth 25 mijë vota të konfirmuara me kusht, të cilat janë numëruar në QNR.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme