Përfundon pas 2 orësh marrja në pyetje e Ilir Metës në SPAK, avokat Gjokutaj tregon se çfarë ndodhi në seancë: Nuk zgjodhi heshtjen, por…

Pas dy orësh marrje në pyetje, përfundon dhënia e deklaratës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për prokurorët e SPAK-ut.


Avokati Genc Gjokutaj, ka dhënë deklaratë për media në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme, ku u shpreh se Meta është pyetur vetëm për çështjen e lobimit në SHBA

Gjokutaj theksoi se Meta u tregua mjaft bashkëpunues me organet e drejtësisë.

Avokati  se Meta ka qenë bashkëpunues dhe tepër sqarues për aq sa kishte dijeni.

“Zoti Meta u pyet sot vetëm për lobimin në Amerikë. Ai u tregua bashkëpunues dhe shumë i qartë për aq sa kishte dijeni…zoti Meta nuk zgjodhi heshtjet, ai u tregua bashkëpunues”, tha avokati.

Gjokutaj: Nuk e dimë kur do të pyetët sërish, sepse është diskereticion i SPAK. Sot proces verbali u firmos dhe seanca u realizua.

Sot ishte vetëm Prokurori Sotir Kllapi me oficerin e policisë gjyqësore dhe seanca e sotme ishte e dedikuar të paktën sepse nuk u diskutua që do pyesim për këtë apo të tjerët. Seanca sot u drejtua në pyetje për lobimin dhe vetëm për këtë episod… Ai u tregua bashkëpunues dhe shumë i qartë për aq sa kishte dijeni…zoti Meta nuk zgjodhi heshtjet, ai u tregua bashkëpunues.Zoti Meta i tha a është e mundur që në kushte të shoqërimit të komunikoj me mediat? Ata i thanë se një gjë e tillë është e pamundur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme