Sot gjatë ditës është mbajtuar seanca në Kuvend në lidhje me propozimin francez. Ashtu si dje edhe sot deputetët e opozitës maqedonase shprehën revoltën kundër këtij propozimi, duke fishkëllyer, e bërtitur. Situata u tensionua kur Apasiev fillimisht gati sa nuk u përlesh me deputetin e LSDM-së, Kostovskin. U desht të ndërhyjnë deputetët tjerë për t’i ndarë. Apasiev më vonë “u kap” edhe me kryeparlamentarin Xhaferi, i cili ia ndali mikrofonin.
Ndërsa jasht Kuvendit ishin mbledhur një numër shumë i vogël i qytetarëve për të shprehur protestën e tyre kundër propozimit francez.
Seanca do të vazhdojë nesër në ora 11./Alsat.mk