Përfundon takimi i Kurtit me ambasadorët

Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorëve në Kosovë në ndërtesën e Qeverisë.

Ky takim u mbajt pas zhvillimeve të fundit në dilogun Kosovë-Serbi, ku më 18 mars palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të Planit Evropian.

Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, por se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin.

Kurti ka thënë se i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë. /Reporteri.net/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme