Ka përfunduar takimi i kryeministrit Kurti me ambasadorët e QUINT-it, takim ky që vjen një ditë, pas takimit me ndërmjetësin evropian në dialog Miroslav Lajçak.
Pas takimit asnjëra palë nuk janë deklaruar për media.
Kreu i Qeverisë gjatë ditës së djeshme pas takimit me ndërmjetësin evropian në dialog, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova insiston në zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe në Ohër.
Ai në një adresim për media ka thënë se të duhet të ketë zbatim të plotë të secilit nen, pa vonesa e pa kushte, ndërsa ka theksuar se deklarata e Serbisë për kufizime në zbatimin e marrëveshjes janë të papranueshme, por ai deklaroi se në takimin me Lajçak është konfirmuar që marrëveshjet janë ato, ajo e Brukselit me 27 shkurt, dhe ajo e takimit në Ohër me 2 maj.
“Takimi që u zhvillua sot me Emisarin Special Evropian, Miroslav Lajcak është si vazhdim i takimit të 2 majit që u zhvillua në Bruksel, dhe përgatitje e takimit e takimit që do të zhvillohet ndërmjet kryenegociatorëve. Insistimi ynë është ajo çfarë jemi dakorduar, pra zbatim i plotë i secilit nen pa vonesa dhe pa kushte. Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarata se marrëveshjen nuk e pranon në përmbajtje, por vetëm në koncept, dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Për neve këto janë të papranueshme dhe per neve ishte e rëndesishme që sot ta konfirmojme me emisarin special Lajcak që marrveshja eshte ajo me 11 nene nga 27 shkurti në Bruksel, dhe 12 pika aneksi i zbatimit ne Ohër”, tha Kurti gjatë ditës së djeshme. /Reporteri.net/