Përfundon takimi Thaçi – Vuçiq, ja për çfarë ranë dakord

Pas një ore e gjysmë, përfundoi takimi në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, dhe ati serb  Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Vuçiç dhe Thaçi u takuan sot në mëngjes në ndërtesën e Shërbimit të Politikës së Jashtme Evropiane në Bruksel, si pjesë e një mëngjesi pune jozyrtar,  të pritur nga Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme i Punëve të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, shkruan B92.

Më herët Komisioni Evropian njoftoi se qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i pikëpamjeve mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, me fokus në përgatitjen për fillimin e një faze të re në dialog , për të cilën u dakordua në një takim të dy presidentëve në korrik.

Brukseli thekson se janë duke u përgatitur për “fazën e re” të dialogut dhe se “të dy palët bien dakord mbi përmbajtjen dhe formatin” e fazës së re, transmeton Periskopi.

Në takimin e sotëm, ishte planifikuar që të diskutohet edhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. /Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme