Përgjaket Velipoja, xhaxha e nip sulmojnë me armë dy vëllezër

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur në Velipojë pas një konflikti me disa persona të tjerë. Ervin dhe Durim Tahiri janë përleshur me disa persona dhe më pas kanë mbetur të plagosur rëndë. fillimisht policia ka pretenduar se bëhet fjalë për një atentat por më pas është mësuar se gjithçka ka ndodhur për shkak të një sherri të ndodhur një ditë më parë me protagonistë të rinj të tjerë.

Sipas të dhënave që vijnë nga Shkodra bëhet me dije se vëllai i vogël i dy të plagosurve është konfliktuar me një djalë të fisit Ndoj e për pasojë palët e kanë lënë që ditën e djeshme të merreshin vesh por më pas ngjarja ka degraduar në përdorim armësh dhe në plagosjen e dy djemve Tahiri!

Policia ka marrë të dhënat e para dhe menjëherë mësohet se ka kryer ndalimin e Besnik Ndojt dhe ka shpallur në kërkim nipin e tij Aurel Ndojn. Dyshohet se ka qenë pikërisht Aureli që ka personi që ka qëlluar mbi dy vëllezërit Tahiri.

Policia

Dy shtetas kane mbetur të plagosur në Velipojë pas një sherri mes disa personave. Vëllezërit Ervin dhe Durim Tahiri 30 dhe 27 vjeç janë plagosur me armë zjarri automatik në qendër të Velipojës përballe njësisë administrative. Autorët e dyshuar janë persona nga fisi Ndoj, apo Përgega siç njihen në zonë. Vëllai i vogël i Ervin dhe Durim Tahirit është ngatërruar një ditë më parë në shkollën e mesme të Velipojës me një prej djemve të fisit Ndoj. Ngjarja ka precipituar edhe gjatë ditës së sotme me 19 maj kur rreth orës 12:50 të dy palët janë përleshur mes tyre. Disa persona të fisit Ndoj janë konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit Tahiri.

Këto të fundit, sipas burimeve policore, kanë pasur edhe një automatik kallashnikov me vete por gjatë përleshjes pala tjetër e fisit Ndoj kane arritur që t’i rrëmbejnë automatikun dhe me pas të qëllojnë ndaj dy vëllezërve duke i lënë të plagosur.

Arrestimi

Ervin Tahiri është në gjendje të rëndë shëndetësore sepse është plagosur në kraharor ndërsa Durim Tahiri ka plumb në gjurin e tij. Policia ka ndaluar shtetasin Besnik Ndoj që dyshohet si autor i plagosjes se dyfishtë ndërsa është shpallur në kërkim edhe Aurel Ndoj, nipi i Besnikut.

Policia ka shoqëruar edhe shtetasin Gjovalin Ndoj, vëllai i Besnikut sepse edhe ai dyshohet se është përfshirë në këtë ngjarje. Shtetasi Besnik Ndoj është ndaluar bashkë me automatikun me te cilin dyshohet se ka kryer plagosjen. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë sherr që çoi në plagosjen e dy vëllezërve Tahiri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme