
Kreu i LSDM-së Venko Filipçe sërish kërkon nga kryeministri Hristijan Mickoski që të deklasifikojë dhe t’i bëjë publike të gjitha materialet nga ndjekja apo përgjimet gjatë periudhës 2019 – 2024. Siç tha Filipçe, me mos deklasifikimin e dokumenteve por edhe me mos lejimin që deputetët të kenë qasje në to, Qeveria thjeshtë po manipulon opinionin dhe e nënvlerëson rolin e Kuvendit. Mickoski theksoi se nuk e ka problem deklasifikimin por këtë thotë se duhet ta bëjë Prokuroria.
“Ju tani thoni se nuk keni qenë i përndjekur në mënyrë të drejtë për drejtë por në mënyrë indirekte dhe tani hapen shumë çështje. E para a ka pasur keqpërdorim dhe jeni përndjekur si lider i atëhershëm i opozitës. Më tej a janë përndjekur edhe njerëz të tjerë apo grupe me të cilat ju atëherë keni komunikuar… Pse nuk lejoni deklasifikim të të gjitha materialeve normalisht duke mbrojtur identitetin e të gjithë njerëzve të cilëve duhet mbrojtur identiteti që opinioni të dijë a ka pasur keqpërdorim apo nuk ka pasur?”, deklaroi Venko Filipçe – LSDM.
“Supozoj se Prokuroria, ai prokuror i cili ju nuk lejuat këtu të shkarkohet sepse është i votuar nga shumica e BDI-së dhe LSDM-së, supozoj se do të sillet si prokuror në interes të drejtësisë, në interes të së vërtetës deklasifikim apo nuk e di çfarë tjetër sipas rregullave të drejtësisë duhet bërë, ta bëjë dhe të dalë. Problemi më i vogël është si jam mbuluar unë, fizikisht apo në formë tjetër. Edhe anëtarë të Qeverisë suaj janë përndjekur”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryeministër. /Alsat.mk



