Përgjysmohen kërkesat për azil në BE

Vendet e Bashkimit Evropian kanë pranuar 650,000 kërkesa për azil vitin e kaluar, rreth gjysma e numrit nga viti 2016, bëri të ditur Agjencia për Statistika e BE-së, Eurostat.Sirianët, që ikin nga lufta civile në vendin e tyre, dhe irakianët dhe afganët, vendet e të cilëve janë po ashtu në konflikte të armatosura, përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve.“Në vitin 2017, 650,000 azilkërkues kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ky është pak më shumë se gjysma e numrit të regjistruar në vitin 2016”, tha Eurostat-i.

Vendet e BE-së kanë pranuar 1.2 milion kërkesa për azil në vitin 2016, shkruan REL.Bashkimi Evropian, dy vjet më parë, ka arritur marrëveshje me Turqinë dhe Libinë për të frenuar rrjedhën e refugjatëve dhe migrantëve në Evropë.Me të drejtën ndërkombëtare, vendet evropiane dhe vendet e tjera duhet t’i pranojnë ata që largohen nga konflikti ose persekutimi, por mund t’i kthejnë ata që kërkojnë mundësi punësimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme