Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në fshatin Sllovi

Me rastin e 18 vjetorit të rënjës së dëshmorëve dhe martirëve në komunën e Lipjanit, sot gjatë ditës zyrtar të institucioneve komunale dhe udhëheqës të partive politike në Lipjan, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial për dëshmorët dhe martirët e rënë në fshatin Sllovi dhe në Tërbufc.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal Vlora Limani-Hajnuni, e cila së bashku me delegacionin e saj nga Komuna e Lipjanit, kanë bërë homazhe tek varrezat e deshmorëve dhe martirëve në fshatin Sllovi, duke shprehur ngushllime për familjarët  dhe gjithë të pranishmit në emer të kryetarit të Komunes, në emer të saj dhe institucioneve komunale, në një prononcim për “Lipjani.Press” ka thënë se muaji prill për institucionet komunale dhe në tërsi për Komunen e Lipjanit do të mbetet muaji i kujteses dhe muaji i historis sonë. Ndërkaq, emrat e dëshmorëve dhe martirëve të rënë do të skaliten fell në këtë histori, pasiqë fal gjakut dhe jetes së tyre ne jemi këtu ku jemi sot.

“Prilli për neve dhe për Komunen e Lipjanit është një muaj i cili është mbetur në kujtesen e Lipjanasëve për luften dhe krimet e ndodhura nga ana e ushtris dhe policisë Serbe. Emra e dëshmorëve dhe martirëve të rënë janë emra të cilet do të skaliten në historin e qytetit tonë dhe në historin e gjithë popullit Shqipëtar për lirin të cine ne e gëzojm sot dhe për punën të cilen ne e bëjm sot fal gjakut të tyre.
Është një rrespekt i përherëshëm të cilin ne duhet të ja bëjmë dëshmorëve edhe martirëve nga e gjithë Kosova, por në veqanti për ne këtyre të komunës së Lipjanit” është shprehur Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan, znj. Vlora Limani-Hajnuni.

Vlora Limani- Hajnuni, më tutje ka shtuar se asnjëhere nuk është mjaftueshme për tu bërë për dëshmoret dhe martiret e luftes së fundit, pasiqe ata kanë dhënë më të shtrenjten jetë për lirin tonë. Por, sot ata kanë lënë pas familjaret e tyre që krahas dhimbjeve që kanë, unë besoj që duhet të jenë krenar për njerz që kanë pasur dhe për emrat e tyre, të cilet kanë për të mbetur në histori për gjithë jeten, është shprehur në mes të tjerash Limani-Hajnuni për Lipjani.Press.

Ndërkaq përveq delegacionit zyrtar nga Komuna e Lipjanit, gjatë ditës së sotme për homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Sllovi, ndamas kanë bërë homazhe edhe delegacionet e partive politike të degëve në Lipjan, si: PDK, AKR dhe AAK.
Po të njejtat delegacione, homazhet e tyre edhe në fshatin Tërbufc.

Ndryshe, përveq homazheve të sotme, nën patronatin e kryetarit të komunes së Lipjanit, me datë 18 prill 2017, duke filluar nga ora 14:00 mbahet edhe një akademi akademi përkujtimore në Shtepin e Kultures “Tahir Sinani” në Lipjan, në shenjë rrespekti për 155 martirët dhe dëshmoret e gjithë komunës së Lipjanit.

Në fshatin Sllovi, 18 vite më parë forcat paramilitare Serbe, krimet e tyre makabre i kishin vazhduar edhe me datë 16 prill te vendi i quajtur “Lugi i Demes” në malet e fshatit Sllovi, ku përgjat këtyre dy ditëve kishte 45 martir e dëshmor të flijuar për lirin e vendit tonë. /Lipjani.Press/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme