Sipas ‘Novostit’, ai ka deklaruar se është një nder për të, të ligjëroj në këtë akademi.
“Unë kurrë nuk u fsheha as gjatë agresionit të NATO-s. Kur dëgjoj kritikat për punësimin e ish-gjeneralëve të Ushtrisë Jugosllave çdo gjë bëhet e qartë, qentë lehin por karvani ecën”, ka thënë Lazareviq, transmeton lajmi.net.
Lazareviq ka shtuar se ideja që ai të jetë një ligjërues u dëgjua qysh në vitin 2015 kur u lirua nga Haga, ndërsa ministër i Mbrojtjes ishte, Bratislav Gasiq.
Ministri i tanishëm i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ngjalli reagime të shumta kur deklaroi se Lazareviq është një nga njerëzit e shquar të Serbisë.
Ndër reagimet ishte edhe ajo e ambasadorit amerikan në Serbi, Kyle Scott i cili tha se ‘ministri serb i Mbrojtjes po e vlerëson të dënuarin për krime lufte dhe deklarata e tij rrezikon marrëdhëniet SHBA-Serbi./Lajmi.net/