Ka degjeneruar në dhunë protesta e sotme në fshatin Lumas të Kuçovës, ku banorët janë kundër marrjes së ujit nga burimi i Sinecit. Mësohet se policia është përleshur me banorët, ndërkohë që disa prej këtyre të fundit janë lënduar.
Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, policia, duke u kërkuar banorëve, të cilët protestojnë prej 20 ditësh, që të lirojnë rrugën që kishin bllokuar, është përleshur fizikisht me banorët si dhe ka ushtruar dhunë mbi ta. Madje një protestuese e verbër tha se policia e ka kapur për fyti…
Sipas banorëve, disa prej protestuesve janë lënduar dhe disa të të tjerë janë shoqëruar forcërisht në Komisariatin e Policisë, ndërkohë që nga ana e policisë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse ka protestues të shoqëruar apo jo. Banorët e fshatit Lumas protestojnë prej rreth 2-muajsh për burimin e ujit të Sinecit dhe prej disa javësh ata kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit për të penguar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punën për ndërtimin e ujësjellësit. Banorët deklarojnë se ky burim që ua ka falur natyra është burim jetese për ta dhe nuk do të lejojnë askënd që t’ua cënojë apo marrë.
© SYRI.net