Disa persona janë përleshur fizikisht ndërmjet vete sot rreth orës 21:00 në lagjen Arbëria në Prishtinë, në afërsi të marketit “Mini Max”.
Nuk dihet ende numri i saktë i personave të përfshirë në përleshje, teksa Policia e Kosovës ka thënë se “disa persona janë shoqëruar në polici”.
“Sot rreth orës 21:00 janë arrestuar disa persona në lagjen Arbëria të Prishtinës. Personat e përfshirë në rrahje janë shoqëruar në stacionin e policisë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.