Pasditen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen Çento të Shkupit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Siç mësohet, një person ka qëlluar pasi është debatuar me një person tjetër, për shkak të një aksidenti të mëparshëm.
Gjatë sherrit, sipas burimeve tona, personi i dytë ka nxjerrë një armë dhe e ka qëlluar në fytyrë personin tjetër.
Njëri prej të plagosurve ishte nga fshati Mojanc.
Personi që ka qëlluar ka qenë me një Golf 6 të zi dhe është larguar menjëherë.