Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, në zonën e njohur si ‘Rruga B’ e kryeqytetit, ku dy persona kanë filluar të përleshen me njëri-tjetrin.
Burime bëjnë të ditur se gjatë shkrepjes së armës nga personat që po përlesheshin, është plagosur një kalimtare e rastit.
Personi është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut përjetë.
Gjatë përleshjes personat ia kanë drejtuar armën edhe policisë.
Mediat raportojnë se në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur policia. Edhe pse pas disa thirrjeve të zyrtarëve policor drejtuar të dyshuarve që të ndaleshin, ata nuk janë bindur.
Në vendin e ngjarjes për momentin ndodhen edhe zyrtarë të tjerë të policisë si dhe ekipet e autoambulancës.