Përleshje mes policisë izraelite dhe palestinezëve, 3 të vrarë e qindra të plagosur

3 palestinezë janë vrarë dhe 200 të tjerë u plagosën në përleshjet e dhunshme me policinë izraelite në afërsi të vendit të shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit. Përleshjet nisën pas shtimit të sigurisë nga autoritetet e Izraelit.
Përleshje mes policisë së Izraelit dhe besimtarëve myslimanë palestinezë janë shënuar në afërsi të kodrës ku ndodhet Xhamia Al Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Nga kjo ngjarje 3 palestinezë kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur.

Përleshjet filluan pas vendimit të autoriteteve izraelite për të instaluar detektorë metali në hyrje të vendit të shenjtë dhe pasi vendosi se në atë zonë mund të hynin vetëm personat që ishin më shumë se 50 vjeç.

Natyrisht këto masa kundërshtoheshin me forcë nga palestinezët.

Viktimat kanë humbur jetën për shkak të plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri që u qëlluan nga policët izraelitë.

Gjithashtu përleshje janë shënuar edhe në disa pjesë të tjera si Hebron, Betlehem Tulkarem dhe në Bregun Perëndimor.

Mësohet se në veri të Jerusalemit, një fëmijë 7 vjeç u helmua nga gazi lotësjellës që u përdor nga policia e Izraelit.

Burime të forcave palestineze bëjnë me dije se gjendja e tij është shumë e rëndë

Tensionet në “Kodrën e Tempullit” siç cilësohet nga hebrenjtë, apo “Haram al-Sharif” nga palestinezët, u rritën jashtëzakonisht shumë mes palëve pasi dy policë izraelit u vranë të premten e kaluar në një sulm me armë.

Pas kësaj ngjarje autoritetet e Tel Avivit rritën ndjeshëm praninë e forcave të sigurisë.

Kjo zonë kontestohet nga palestinezët dhe izraelitët, për këtë arsye është bërë shkak për përleshje mes palëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme