Në këtë ditë të fundit të 2017-ës, kryeministri Edi Rama ka veshur kostumin e babagjyshit dhe ka bërë të lumtur një fëmijë dhe një vajzë 26-vjecare.
Kreu i qeverisë është bërë pjesë e emisionit “Një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” të moderuar ng Ardit Gjebrea. Aty u bënë publike dy histori mjaft të dhimbshme, ajo e Leos 9-vjecar dhe e Erglisës 26-vjecare nga komuniteti egjiptian.
Ajo ka mbaruar studimet e larta për mësuesi ndërsa ishte aty për të treguar vuajtjet e familjes së saj, por edhe të fëmijëve të këtij komuniteti, problemet e të cilëve i ka prekur nga afër si mësuese. Historia e saj është dëgjuar në prapaskenë nga kryeministri Edi Rama, pa dijeninë e saj.
Ndërsa Leo 9-vjecar është një djalë i cili ka lindur me një defekt në kocka, dhe për vite me radhë i është nënshtruar operacioneve të ndryshme. Edhe pse mjekët janë shpresëplotë se Leo do të ecë, kjo ditë po vonon.
Nëna e Leos ka treguar historinë e saj dhe të djalit të vogël, ku ka bërë apel për ndihmë.
Ajo çka ka prekur të gjithë, ishte letra që Leo i ka shkruar këtë fundvit Babagjyshit të Vitit të Ri. Mes rreshtave, shihet dëshira e djalit për t’u shëruar, për të studiuar dhe për t’u bërë dikush në të ardhmen.
Dhe kjo letër ka prekur edhe kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa ka ndjekur live gjithë rrëfimin.
[{ loading … }]

Fill pas këtij momenti, në studio ka hyrë kryeministri Rama i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri dhe i ka bërë surprizën e veçantë, duke ia realizuar dëshirat. Ai premtoi se një taksi do ta presë cdo mëngjes poshtë shtëpisë për ta marrë edhe në përfundim të mësimit, ndërsa I dhuroi edhe një thes me lodra fëmijësh.
Ndërkohë 26-vjecarja nga komuniteti rom mori lajmin më të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo do të jetë këshilltare e ministrit për cështjet Sociale. Me frikën se nuk ka eksperiencën e duhur, vajza u duk shumë skeptike nëse kjo do të ishte e vërtetë, por teksa pa përlotjen e saj, kryeministri ju drejtua me këto fjalë: “T’i japësh ministrin mend nga zemra jote. Ke eksperiencën e zemrës të luftës me varfërinë”



