Përmbaruesi privat i merr 2 milionë euro nga Drejtoria e Infrastrukturës

Komuna e Ferizajt deri në fund të vitit është e obliguar t’i paguajë 41 milionë euro borxhe të trashëguara nga qeverisja e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë vetëm në infrastrukturë kohët fundit përmbaruesi privat ia ka marrë mbi 2 milionë euro, derisa kompanitë private tashmë i kanë finalizuar projektet e tyre në infrastrukturën rrugore.

Në këtë komunë gjatë periudhës së fundit janë grumbulluar rreth 10 milionë euro borxhe nga faturat e kompanive private, për zhavorrim të rrugëve, për ndriçim publik dhe dhjetëra projekte të tjera pa ndonjë mbulesë financiare.

Arbër Bytyçi, drejtor i Infrastrukturës i Ferizajt, ka njoftuar se nga pesë milionë e 200 mijë euro sa është buxheti i kësaj drejtorie për vitin 2018, 2 milionë euro tashmë ia ka marrë përmbaruesi privat, derisa kompanitë e ndryshme kanë finalizuar projektet e tyre rrugore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme