Përmbyllet cikli i aderimeve politike, një emision i tërë mbetet pa analistë!

Shumë gazetarë, analistë dhe aktivistë të shoqërisë civile kohën e fundit kanë aderuar në parti të ndryshme politike, pas mocionit që rrëzoi qeverinë dhe shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Një gjë jo e zakontë ndodhi edhe me emisionin debatues “Click”, i cili transmetohet në RTV21. Në këtë emisionin të gjithë analistët e përhershëm, të cilët ishin analistë të gjithanshëm, si për politikë, ekonomi, çështje sociale e të tjera iu bashkuan politikes.

Se a rrezikohet emisioni të mos shfaqet më, kjo mbetet të shihet gjatë ditëve në vazhdim, shkruan lajmi.et.

Së pasi ishte, Muharrem Nitaj që ju bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas tij Dukagjin Gorani u bë anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Si duket, Halil Matoshi dhe Driton Selmanaj i more lakmi të lartpërmendurve, pasi edhe këta aderuan në politike.

Halil Matoshi para pak ditësh u bë zyrtarisht anëtarë i AAK-së, ku do të jetë kolegë me Goranin, ndërsa Driton Selmanaj sot u zyrtarizua si pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Moderatorit të emisionit “Click”, Leart Hoxhaj do t’i duhet ta ndryshojë formatin e emisionit, të mos e shfaq më ose ose të gjej analistë të tjerë, e ku i dihet ndoshta edhe ky i fundit të aderon në politikë. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme