Përmbytje në Greqi, Vjosa rrit nivelin në malet e Pindit

Vala e motit të keq që ka goditur prej së premtes Greqinë Perëndimore ka shkaktuar probleme të mëdha.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar fryrjen e përrenjve dhe lumenjve të zonës dhe shumë prej tyre, duke përfshirë edhe lumin Aoos, siç quhet pjesa greke e lumit Vjosë, kanë përmbytur disa prej zonave pranë kufirit greko-shqiptar.

Përmbytjet kanë shkaktuat defekte tek rrjeti i ujit të pijshëm dhe ai i energjisë elektrike.

Shumë fshatra janë izoluar nga rrëshkitjet e dheut afër rrugës nacionale Janinë -Athinë në zonat e Dhodhonit, Konicës, Xhumerkës dhe Zagorit pranë kufirit shqiptar.

 

Ndërsa në Prevezë, ku është shkëputur një faqe e tërë kodre, zjarrfikësit kanë ndihmuar mbi 100 familje të përmbytura pas daljes nga shtrati të lumit Luru, shkruan Top Channel.

Në ishullin Paksus, pranë Korfuzit dhjetra shtëpi ,dyqane dhe makina janë përmbytur, ndërsa edhe ne qytetitn e Korfuzit erërat e fuqishme kanë shkulur dhjetra pemë.

Si pasojë e reshjeve të dendura janë shkaktuar përmbytje edhe rrëshkitje dheu edhe në Gadishullin e Peloponezit, ku mbi 300 familje kanë kërkuar ndihmën e reparteve të zjarrfikësve, ndërsa janë shpëtuar dhjetë persona, të cilët janë çuar në një zonë më të sigurtë .

Në gjendje alarmi ndodhen edhe organet vendore në kufijtë me Bullgarinë, pasi lumi Euro, që ndan Greqinë me Turqinë, ka arritur në nivelin e rrezikshmërisë së lartë.

Për shkak të erërave të fuqishme është ndaluar lundrimi në portet e Rafinës , Lavros dhe Kavalës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme