Në Lezhë, rreshjet e rrëmbyera të natës së fundit kanë shkatërruar rrugën që lidh fshatrat e njësisë administrative Ungrenj, Lezhën me Kallmetin.
Mijëra banorë janë bllokuar për shkak të rrugës së çarë thellë dhe shembur. Qarkullimi i mjeteve është ndërprerë.
Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Ermal Paca tha se rruga ishte ndërtuar vetëm 6 vite më parë dhe dëmi nuk kishte lidhje me cilësinë e punimeve, por me llojin e materialit të tokës. Shkarje kanë ndodhur edhe më parë, por jo në përmasa të tilla.
Ndërkohë që në qarkun e Lezhës, deri tani janë evakuuar 10 familje nga ekipet e emergjencave.
© SYRI.net