Përmbytjet në Shkodër, sipërfaqja nën ujë mbi 1545 hektarë

Ministria e Mbrojtjes raporton se pas inspektimeve në terren rezulton se sipërfaqja e përmbytur në qarkun e Shkodrës është mbi 1545 hektarë.
Deri në këto momente, janë mbi 390 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Në fshatin Shirq 140 ha, nga këto 40 ha foragjere, 5 ha bime decorative. Mushan 160 ha nga keto 50 ha foragjere. Sukaj 30 ha, nga këto 5 ha foragjere dhe Dajçi 60 ha nga këto livadh 60 ha.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, 950 ha, ne fshatin Obot 240 ha, Oblike 310 ha, Muriqan 400 ha.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 70 ha Ne fshatin Trush 50 ha, nga keto 20 ha jonxhe dhe 30 ha livadh. Berdice e Madhe 20 ha, nga këto dhe 20 livadh,

Raportohet se nga ana e institucionit të Prefektit do të vazhdojë të monitorohet edhe faza e vlerësimit dhe do të bashkepunohet intensivisht me strukturat e bashkive Drejtorinë Rajonale të Kullimi, DBU, për ndjekjen sistematike të vlerësimeve dhe dërgimin e tyre pranë strukturave perkatese./Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme