Data 6 gusht 2016 shënoi një faqe të re të errët në historinë e Maqedonisë. Ky vend vuan nga fakti se njerëzit nuk punojnë siç duhet në vendet ku janë vendosur, tha Sofia Kunovska nga LSDM.
Ajo e pyeti nëse do të kërkohet përgjegjësi nga drejtuesit e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendrës për menaxhim me kriza që nuk ishin në vendin e punës.
Po ashtu, Kunovska ka shtruar pyetje nëse shifra prej 22 viktimave është përfundimtare dhe nëse ka të tjerë, si dhe pse evakuimi i popullsisë ka filluar dje, shtatë ditë pas përmbytjeve.
Bekim Fazliu PDSH ka theksuar se duhet të ketë përgjegjësi politike, morale dhe penale për viktimat e stuhisë, të cilat ai tha se mund të shmangej katastrofa nëse institucionet do të kryenin punën e tyre me pastrimin e kanalizimeve dhe ujërave të zeza.
Ndërsa, Xhevat Ademi i BDI-së ka kërkuar që të gjithë politikanët të kontribuojnë me të ardhurat e tyre si donacion për viktimat./Sakte.net