Përmirësohet gropa e pensioneve, por jo më shumë të ardhura për të moshuarit! Faktorët që ndikuan

Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime më 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun “deficitin” që mbulohet nga buxheti.


Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore (të ardhura nga kontributet minus shpenzimet për pensionet) arritën në -1.9 për qind të PBB-së, duke qëndruar në të njëjtin nivel më vitin e kaluar, por shumë më ulët se niveli 3.2% të PBB-së në vitin 2016.

FAKTORËT QË NDIKUAN

Të ardhurat më të larta nga kontributet janë faktorë kryesorë që kanë ndikuar në frenimin e rritjes së deficitit të skemës së pensioneve. Ato arritën 139,4 miliardë lekë më 2024, ose 10.5% më shumë se fakti i 2023, teksa numri i kontribuuesve u rrit 2%. Paga mesatare bruto u rrit 11,2%, duke nxitur arkëtimet nga kontributet, të cilat grumbullohen mbi pagat bruto. Nga ana tjetër, rritja e shpenzimeve për skemën e pensioneve ishte me modeste në vitin 2024. Indeksimi i pensioneve u bë vetëm 4,1% në tetor 2024, shumë më pak se niveli 8,6% i vitit 2023.

Për pasojë, shpenzimet faktike të skemës së sigurimeve ishin pak më të ulëta se plani. Kursimet në krahun e shpenzimeve të skemës po nxiten nga përfitimet më të ulëta të pensioneve të reja. Mosplotësimi i kritereve për pension, sidomos vitet e punës me sigurime, ka bërë që pjesa dërmuese e përfituesve të pensioneve të pleqërisë të marrin pagesa të pjesshme. Deficiti i skemës së pensioneve në vlerë ishte 49 miliardë lekë ose 500 milionë euro vitin e kaluar. Kjo vlerë ishte 8% më e lartë se më 2023, por 14% më i ulët se e vitit të 2022. Rritja me rreth 4% e PBB në vlerë i ka ulur raportet e shpenzimeve për disa zëra që kanë në vlera neto të njëjta si në vitin 2023.

PARASHIKIMET

Nëse rritja e pagës minimale 50,000 lekë vijon sipas planit të qeverisë vitin që vjen dhe digjitalizimi forcon formalizimin, të ardhurat mund të vazhdojnë të përmirësojnë deficitin. Megjithatë, zhvillimet demografike me plakjen e popullsisë që rrit daljet në pension do të ushtrojë presion për rritjen e shpenzimeve. Pensionet në tregun e punës, të tilla si emigracioni dhe informaliteti i lartë po ngushtojnë bazën e kontributeve.

Reformat mbi skemën e pensioneve të zhvilluara gjatë 30 viteve të fundit nuk prekën thelbin, strukturën demografike dhe informalitetin në tregun e punës. Aktualisht është duke u hartuar një reformë për pensionet, por ajo ndaloi progresin për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme.

/Gazeta Panorama

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme