Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Shkodër, dyshohet për dy viktima

Një tjetër aksident tragjik është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se kanë humbur jetën dy persona. Dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.


Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Gocaj. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga automjeti.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Edhe një ditë më parë, tre të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Viktima mbetën Anxhelo Ruçi, 27-vjeç, Martin Dulaj, 25 vjeç si edhe Klejdi Myftari, 24 vjeç. E plagosur rëndë mbeti Arsida Demiri, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme