Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje te tuneli i Kalimashit, në rrugën e Kombit. Sipas informacioneve të para, dy makina janë përplasur në dalje të tunelit në Kukës, si pasojë e të cilës kanë mbetur të plagosur tre persona.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.r
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.