Përplasen Molliqaj e Konjufca, kërcënojnë e ofendojnë njëri tjetrin

Kërkesa e VV-së për ta shkarkuar Aida Dërgutin nga pozita e nënkryetares së Kuvendit ka përplasur edhe njëherë Glauk Konjufcën dhe Dardan Molliqajn.

Molliqaj në  fjalimin e tij ka folur me tone kërcënuese ndaj VV-së, duke thënë se me rregulla nuk i takon që ky post ti shkoj autmoatiskisht grupit të tretë më të madh parlamentar.

Molliqaj ka thënë se nëse VV gjithsesi insiston që të bëjë betejë politike dhe jo të ndershme duke e shkarkuar Aiden, atëherë do i hapin letra në tërësi dhe do i japin VV një përgjigje që ata nuk do mund ta përballojnë.

Ndërsa Galuk Konjufca i është kundërpërgjigjur duke thënë se ai po ngjason në Hashim Thaçin i cili gjithmonë ka kërcënuar se ‘kam një sekret për Albin, por nuk do ta them, por ruaju se nëse e them ti se din çka ka me të gjet”.

“Me të thënë të drejtën, më paska marrë malli me ni Hashim Thaçin t’u folë në Kuvend”, tha Konjufca, me te përfunduar Molliqaj fjalën e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme