Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së hënës te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, ku dy automjete janë përplasur me një kamion.
Policia bën me dije se një person ka ndërruar jetë, i identifikuar si shtetasi me iniciale G. R., 32 vjeç, ndërsa janë të plagosur 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.
Dy drejtuesit e tjerë të mjeteve, janë identifikuar si shtetasi me iniciale A. B., 53 vjeç, dhe A. R., 45 vjeç.
“Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia..