Përplasi për vdekje këmbësoren, Gjykata e Gjirokastrës merr vendimin për mjekun i cili shkaktoi aksidentin e rëndë

Gjykata e Shkallës së Parë së Gjirokastrës ka marr vendimin e saj lidhur me shtetasin Ermir Mahilaj, me profesion mjek radiolog, i cili përplasi për vdekje 62 vjeçaren, Hëna Maxhalaku.


Ndaj mjekut është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, teksa akuzohet për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, me datë 8 nëntor, pranë fshatit Humelicë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Mahilaj, aksidentoi për vdekje shtetasen Maxhalaku, banuese në Tiranë, e cila humbi jetën në vendngjarje për shkak të përplasjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme