Përplasja e 3 çiklistëve në aksin Kuç-Qeparo, dy grekët në gjendje të rëndë transportohen me helikopter në Tiranë, i treti shtetas holandez (VIDEO)

Etapa e katërt e turit të 81-të Çiklistik në Shqipëri u shoqërua me një aksident prej 3 pjesëmarrësve.


Mësohet se dy prej tyre, me origjinë greke ndodhen në gjendje të rëndë e janë transportuar drejt Tiranës me helikopter, ndërsa personi i tretë është me shtetësi holandeze.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Kuç-Qeparo, kur gjatë garës çiklistët kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga për të pësuar lëndime.

SHIKONI VIDEO

Deri tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një snjalistike në një kthesë të fortë në Qeparo.

Ndërkohë etapa ka vazhduar normalisht nga pjesëmarrësit e tjerë duke e mbyllur atë në Llogara.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme