Përplasja e re pushtet-opozitë për çmimet: LSDM kërkon masa urgjente, VMRO-DPMNE mbron politikat e qeverisë

Rritja e çmimit të naftës ka përplasur sërish pushtetin dhe opozitën. Derisa  nga LSDM-ja paralajmërojnë një valë të re shtrenjtimesh të ushqimeve dhe transportit, kërkojnë masa urgjente si heqjen e akcizës dhe uljen e TVSH-së.

“Çmimi i naftës është rritur në 104,5 denarë për litër. Kjo është një goditje e re për buxhetet familjare, fermerët, transportuesit dhe të gjithë ekonominë. Kemi propozuar masa konkrete dhe në kohën e duhur për të ulur çmimet e karburanteve dhe për të mbrojtur qytetarët: heqjen e akcizës, uljen e TVSH-së në 5% dhe vendosjen e një page minimale prej 600 eurosh. Nafta më e shtrenjtë nënkupton kosto më të larta transporti, prodhim bujqësor më të kushtueshëm dhe një valë të re rritjesh të çmimeve për ushqimet dhe të gjitha produktet bazë.” – LSDM

Nga VMRO-DPMNE-ja këmbngulin se masat e qeverisë po japin rezultate dhe se vendi ka çmimet më të ulëta në rajon.

“Për të sqaruar situatën për opinionin publik, do t’i krahasojmë çmimin me pakicë të naftës në vendin tonë me ato në vendet fqinje. Në Maqedonin e Veriut nafta shitet për 104,5 denarë, ndërsa në Shqipëri çmimi me pakicë është 147 denarë, Greqia vjen  pas me 126 denarë më shtrenjtë dhe më pas Serbia, me një çmim me pakicë të naftës që është 124 denarë për litër. Në Slloveni, nafta shitet me 122 denarë për litër, në Kroaci çmimi është 119 denarë, Mali i Zi pason me 117 denarë, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë çmimi është 116 denarë për litër,” thanë nga VMRO DPMNE

Lëvizja e çmimeve të naftës mbetet një nga shqetësimet kryesore për qytetarët dhe bizneset, të cilët pëtballen çdo ditë me sfidat e krizës ekonomike dhe energjetike./Alsat.mk

The post Përplasja e re pushtet-opozitë për çmimet: LSDM kërkon masa urgjente, VMRO-DPMNE mbron politikat e qeverisë appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme