Përplasja me armë në kryeqytet, humb jetën kalimtarja që u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit

Ka vdekur gruaja që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.


Viktima ishte kalimtare e rastit ku pati të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave u vra një person dhe u plagos një tjetër. Ajo ishte 48-vjeçare.

Vdekjen e saj e ka bërë të ditur sot Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka.

Dy persona ndodhen në arrati për vrasjet e mbrëmshme në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme