Gazetar: Angell Dimovski
Përshkallëzimi mes Iranit dhe Izraelit përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal dhe global. Eksperti Lubomir Gjurçeski thotë se nga aspekti gjeopolitik, Maqedonia e Veriut mund të përballet me pasoja serioze, siç janë valët e refugjatëve dhe pasojat ekonomike, por edhe obligimet që i ka si anëtare e NATO-s.
“Ne do të kemi edhe disa rreziqe të sigurisë që mund të shkaktohen nga një valë e re refugjatësh, nga përmbushja e obligimeve si anëtare e NATO-s ndaj aleatëve në NATO e kështu me radhë. Pra, e gjithë kjo është një situatë ku duhet të udhëhiqet një politikë serioze e sigurisë, me vlerësime të fuqishme të sigurisë për mënyrën se si të reagojmë në një situatë të caktuar, në përputhje me atë se sa do të komplikohen marrëdhëniet në këtë konflikt ushtarak ndërmjet Iranit dhe Izraelit”, tha Ljubomir Gjurçeski – ekspert.
Nëse lufta zgjerohet me përfshirjen e vendeve të tjera, Gjurçeski thotë se kjo do të nënkuptojë fillimin e një lufte të tretë botërore me pasoja të paparashikueshme.
“Kjo do të nënkuptonte fillimin e një lufte të tretë botërore, duhet t’ua themi hapur qytetarëve se një situatë e tillë nuk dëshirohet nga askush”, u shpreh Ljubomir Gjurçeski – ekspert.
Në luftimet e deritanishme Izarel-Iran sipas burimeve zyrtare janë vrarë më shumë se 200 iranianë, ndërsa autoritetet izraelite njoftuan se ka pasur 24 viktima nga sulmet hakmarrëse iraniane. /Alsat.mk