Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë në Durrës, ku është aksidentuar për vdekje nga një makinë pranë banesës së tij, avokati Leonard Dingo.
Në një deklaratë për mediat, Haxhia ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes si edhe vënien para drejtësisë së autorit.
Kujtojmë se më herët, kolegët e avokatit të ndjerë ngritën dyshime se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimte, duke marrë parasysh çështjet që po mbronte Dinga.
Reagimi i Maksim Haxhisë:
Vdekja e avokatit Leonard Dingo, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 21 gushtit ka vënë në lëvizje Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë e cila ka kërkuar që këtij hetimi ti shkohet deri ne fund për të shmangur çdo dyshim dhe keqinterpretim.
Nga hetimet paraprake dhe provat e vendngjarjes Policia ka konkluduar për një aksident rrugorë. I ndjeri Dingo ishte 63 vjeç me profesion avokat dhe anëtarë i dhomës së avokatisë durrës.
Kreu i Dhomës Prof Doktor Maksim Haxhia ka marrë kontakt direkt me Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorin Vendore Durrës me drejtuesin Skënder Hitaj.
Si drejtues dhe në emër të dhomës, Profesor Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit. Nga ana tjetër në emër të policisë z.Hitaj ka garantuar se po punohet intensivisht për kapjen e autorit të dyshuar i identifikuar si një 23 vjeçar emigrant.
Në emër të të gjithë kolegëve dhoma e avokatisë së shqipërisë i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet familjes Dingo.
Për Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë
Kryetari
Prof Dr: Maksim Haxhia