Përplasje e fuqishme trenash në Kroaci: 3 të vdekur dhe 11 të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe 11 janë plagosur pasi një tren pasagjerësh dhe mallrash u përplasën në Kroaci, njoftuan mediat vendase.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30. Sipas orës lokale, ndërmjet stacioneve Okuçani dhe Novska, afër kufirit me Bosnjën dhe Hercegovinën.

 Sipas informacioneve fillestare, treni i pasagjerëve ka goditur trenin e mallrave, i cili është ndalur. Po Tashmë po zbardhen rrethanat.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe kryeministri Andrej Plenkoviq. Ai tha se nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e 11 personave të shtruar në spital.

Tre të vdekurit ishin shtetas kroatë dhe 8 nga të plagosurit ishin të huaj, saktësoi televizioni publik, duke shtuar se jozyrtarisht në tren ishin emigrantë nga Irani.

Dinamika

Sipas portalit Dnevnik.hr, përplasja ka ndodhur mes stacioneve Okuçani dhe Nosvka, në juglindje të kryeqytetit Zagreb.

Agjencia kroate e lajmeve Hina thotë se të plagosurit janë transportuar në spitale të ndryshme në zonë.

Rreth orës 21:30 të mbrëmjes së së premtes, treni i pasagjerëve nuk ndaloi në shenjën e kuqe të ndalimit, duke e marrë para trenin e mallrave me një shpejtësi prej rreth 100 km në orë, për shkak të një defekti teknik. Disa pasagjerë do të përfundonin nën vagona.

Image

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme