Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti janë përplasur në Komisionin për Financa lidhur me keqpërdorimin e gjashtë milionë eurove të barnave të listës esenciale.
Hoti ka kërkuar nga Ismaili që të ketë kujdes dhe nëse ka fakte t’i drejtohet hetuesisë lidhur me keqpërdorimin e miliona eurove dhe të ndal etiketimet.
Ismaili i është kundërpërgjigjur duke thënë se ky është tentim për frikësim me qëllim që atij t’i mbyllet goja dhe të mos flas për gjashtë milion eurot e keqpërdorura.
Pas këtij debati Hoti i LDK-së ka lëshuar mbledhjen.