Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria nuk janë lejuar të futen në Mal të Zi mëngjesin e sotëm.
Qytetarët nuk kanë qenë të pajisur me test për COVID, sipas rregullave të autoriteteve malazeze.
Shqiptarët që punojnë në shtetin fqinj janë bllokuar për shkak të problemeve me dokumentet dhe certifikatën e vaksinimit.
Ata janë bllokuar nga efektivët në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit dhe nuk lejohen të kalojnë në anën tjetër, ndërsa ka pasur edhe përplasje mes tyre.
Duke filluar nga sot, 14 shtator kanë hyrë në fuqi masat e reja të vendosura nga autoritetet e malazeze.
Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë;
Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;
Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;
Ata që nuk përkojnë me masat e mësipërme duhet të karantinohen.
Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.