Nuk kanë të ndalur reagimet për faljet e presidentes Gordana Siljanovska Davkova, për të cilat, pas dhanë dorëheqje anëtarët e Komisionit për Falje. Anëtari tanimë i dorëhequr i Komisionit, Gordan Kallajxhiev, i ka reaguar kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili një ditë më parë e përshëndeti dorëheqjen, duke theksuar se kush punon gabon dhe se me rëndësi është që komisioni e ka pranuar gabimin. Kallajxhiev thekson se Komisioni nuk e ka pranuar gabimin siç thekson Mickoski, por se u përmbahet parimeve. Falja e presidentes Silajnvoska për nder të 23 Tetorit shkaktoi një valë reagimesh pasi që në listën e 10 personave të falur, u gjetën edhe persona me dosje kriminale. Presidentja, ka paralajmëruar se në periudhën në vazhdim do të kryejë konsultime për zgjedhjen e përbërjes së re, por edhe për dobësitë institucionale të cilat ekzistojnë në sistemin për faljen e personave të dënuar. /Alsat.mk