Përplasjet me BDI-në /Kostadinovski: Nuk jam “antishqiptarë”

Gazetare: Ajnur Bafqari

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, thotë se është shndërruar në shënjestër të sulmeve politike dhe etiketimeve etnike. Ai deklaroi se shpesh quhet “antishqiptar”, ndërkohë që sipas tij, vendimet e Gjykatës, bazohen vetëm në ligj.
Edhe pse nuk përmendi emra partish, Kostadinovski i referohej BDI-së, e cila së fundmi protestoi kundër vendimit të kushtetueses për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë. Kostadinovski i rikujtoi BDI-së që ka pasur 15 vite kohë ta zbatojë procedurën ligjore për emrat.

Shumë shpesh më cilësojnë si antishqiptarë. Unë edhe në atë komunikatë theksova dy shembuj, për rrugët dhe shkollat edhe në Qytetin e Shkupit edhe në Çair, e si atëherë Gjykata Kushtetuese nuk hap procedurë, përse, sepse është bërë procedura ligjore. Çfarë kam qenë atëherë, proshqiptar? E tash për Tetovën qenkam antishqiptar. Absurditet. Ja merreni shembullin me rrugët, protesta nuk e di se sa, thirrje për protesta, unë i quajta ato protesta janë kundër sundimit të së drejtës, përse nuk e shohin thelbin. 15 vite kanë pasur mundësi të zbatojnë procedurën ligjore”- tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski

Kostadinovski reagoi edhe për siç tha gënjeshtrat e pamatura nga ana e politikës. Ai nënvizoi se janë të pavërteta pretendimet e një nënkryetari partie që siç tha, në çdo paraqitje publike akuzon Kostadinovskin se ka vendosur tabelë vetëm na maqedonisht. Numri “një” i kushtetueses tha se për këtë, duhet të pyetet ish kryetari i kushtetueses dhe deputeti i të njëjtës parti, duke aluduar për deputetin e BDI-së,  Sali Murat.


“Dua ta theksoj se si është gënjeshtra, i është kujtuar e ka vendosur tabelën me një gjuhë, nuk është ashtu, deputeti i tyre, kur ka qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2021 e ka vendosur atë tabelë ajo është kjo tabelë, e unë e kam vendosur këtë tabelë. Tani e shihni çfarë perceptimi krijohet, mbi parimin  se nëse një gënjeshtër thuhet 100 herë, do të bëhet e vërtetë, nuk do të bëhet e vërtetë”- shtoi Kostadinovski.

Kostadinovski theksoi se për të nuk ka lëndë të ndjeshme dhe më pak të ndjeshme. Ai tha se po vepron ashtu siç është zotuar që kur e ka marrë mandatin, se nuk do të ruaj lëndë në sirtarë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ligjin e gjuhëve, balancuesin apo lëndë të tjera si kodi penal, apo ai zgjedhor./Alsat.mk

The post Përplasjet me BDI-në /Kostadinovski: Nuk jam “antishqiptarë” appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme