Përqafimi sjellë përfitime shëndetësore tek ju

Nuk duhet të ketë njeri në botë që nuk pëlqen përqafimet. Dashuria që ndjejmë kur dy krahë na mbështjellin gjithë trupin është një nga ndjesitë më të mira. Por, përveç kësaj kur ju përqafoni dikë keni edhe përfitime shëndetësore.

Çliroheni nga stresi – Kur ka kontakt trup me trup, truri fillon të çlirojë hormonin e oksitocinës, që ju ndihmon të çliroheni nga stresi dhe të relaksoheni.

Lehtëson dhimbjen – Njësoj si çlirimi nga stresi, një përqafim mund të bllokojë sinjalet e dhimbjes.

Do të flini më mirë – Kur nuk jeni të shqetësuar dhe ndjeni dashurinë e dikujt ju flini më mirë, shkruan noa.al. Nuk ka rëndësi nëse qëndroni të përqafur për 10 minuta apo për gjithë natën, efekti i përqafimit qëndron aty.

Përmirëson imunitetin – Përveçse çliron stresin dhe dhimbjen, një përqafim përmirëson edhe imunitetin. Do të ndikojë shumë tek qelizat që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me imunitetin e trupit.

Ju bën të lumtur – Çlirimi i serotoninës, që është i njohur si hormoni i lumturisë, do t’ju bëjë të qeshni dhe të ndiheni mirë për disa minuta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme