Përse 27 vjeçarja dëshiroi t’i jepte fund jetës së bashku me 4 fëmijët, duke tentuar hedhjen në lumin Bunë? Dyshimet e para

Një rast i rëndë shënoi pak më parë në Shkodër, ku një nënë 27 vjeçare tentoi të hidhej në lumin Bunë së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, por fatmirësisht policia ka ndërhyrë menjëherë duke e parandaluar ngjarjen e cila mund të ishte fatale.


Raportohet se e reja ishte divorcuar së fundmi nga bashkëshorti i saj, e se ishte shpërngulur tek prindërit e saj së bashku me të miturit.

Mësohet se për këtë gjë,gjendja e saj psikologjike ishte e rënduar, çka ishte vënë re dhe nga familjarët e saj.

Sipas burimeve, 27 vjeçarja, përpara se të ndërmerrte tentativën e vëtë mbytjes, ka kontaktuar me një nga familjarët e saj. Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar uniformat blu, duke mundësuar kështu prezencën e shpejtë në vendngjarje të oficerëve të policisë që parandaluan ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë

Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.

Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

LEXO EDHE:

27 vjeçarja tentoi të hidhej në lumin Bunë me 4 fëmijët e mitur, parandalohet rasti i rëndë nga policia

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme