Përse asnjëherë nuk duhet ta përdorni alkoolin për t’ju marrë gjumi?

Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 11:59

Një gotë verë para gjumit mund t’ju bëjë të ndjeheni më të përgjumur, por kur është fjala për kualitetin e gjumit, mos u mbështetni në të.

Shkencëtarët kanë studiuar lidhjen mes përgjumësisë që vjen nga konsumimi i alkoolit dhe gjumit aktual qysh nga vitet 1930’ta, transmeton Telegrafi.

“Nëse pini alkool para se të flini, kjo do t’ju bëjë të flini më shpejt dhe të bini në gjumë më të thellë, por pastaj trupi fillon ta metabolizojë alkoolin, e kjo nuk është gjë e mirë”, thotë Thomas Roth.

“Pra, gjumi juaj do të ndërpritet në mënyrë të tmerrshme”, ka shtuar ai.

Kjo ndikon edhe në përditshmëri sepse, siç tregon një studim i vitit 1991, të rriturit që kishin konsumuar alkool para shtrati – qoftë edhe një sasi shumë të vogël – kishin pasur më shumë vështirësi t’i kryejnë detyrat ditën e ardhshme.

Alkooli mund të jetë i mahnitshëm kur është fjala për të dalë me shoqëri dhe për t’u socializuar, por është ilaç i keq kur përdoret për gjumë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme