Përse Talat Xhaferi nuk mblodhi asnjëhërë Komisionin për Përfaqësim?!

Deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari, konfirmoi se Komisioni për ndjekjen e përfaqësimit, i formuar në Kuvend si rezultat i marrëveshjes politike mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, nuk ka mbajtur asnjë seancë që nga konstituimi i tij më 11 nëntor 2024. Në një intervistë për Alsat, Ajdari tha se pas seancës konstituive nuk është zhvilluar asnjë mbledhje tjetër e këtij komisioni. E pyetur nëse mungesa e aktiviteteve nënkupton dështimin e komisionit, ajo tha se nuk e konsideron atë si të dështuar, duke theksuar se bëhet fjalë për një komision joformal në Kuvend.

Semra Jakupi: Një  komision për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat u formua si rezultat I marrëveshjes politike BDI-VMRO DPMNE dhe në këmbim deputetët e Frontit Evropian votuan ndryshimet për riorganizimin e Qeverisë. Përveç seancës konstituive më 11 nëntor 2024, ky komision a ka mbajtur më ndonjë seancë tjetër?

Rina Ajdari: Jo, prej atij momenti nuk ka mbajtur.

Semra Jakupi: Ky komision drejtohet nga z. Talat Xhaferi dhe në seancën konstituive ai tha se detyrë e këtij komisioni do të jetë që të përgatis raporte vjetore mbi gjendjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në institucion. Asnjë seancë e thirur, I bie kjo që dështoi ky komision?

Rina Ajdari: Jo, nuk është se dështoi por unë thash që është një komision jo formal në Kuvend.

Semra Jakupi: Nëse jeni kaq të shqetësuar për përfaqësimin përse ky komision asnjëherë nuk është mbledhur, nuk kambajtur asnjë seancë të vetme?

Rina Ajdari: Absolutisht që jemi të shqetësuar për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Po, është e vërtet dhe nëqoftëse na keni ndjekur me vëmendje edhe mund ta konkludoni edhe ju po edhe të gjithë opinioni, nëqoftëse nuk ka pasur seanca komisioni kemi pasur në konferenca për shtyp, kemi pasur dalje, kemi pasur fjalime”./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme