Përshkallëzohet situata në Theth, banorët e zonës hedhin molotov ndaj fadromave të IKMT-së! FNSH drejt vendit të ngjarjes

Tensionet në zonën e Thethit janë përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur.


Sipas burimeve për gazetarin Igli Çelmeta, këtë të premte, disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me molotov në drejtim të mjeteve të IKMT-së, si edhe mbi urën kryesore të lagjes “Gjelaj”, duke përshkallëzuar ndjeshëm situatën në terren.

Pas ngjarjes, forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për shkak të rrezikshmërisë së situatës, në ndihmë të autoriteteve lokale janë nisur forcat speciale FNSH nga Tirana.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme