Sot për vizitë në Kosovë po qëndrojnë Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, dy këshilltarët e emëruar nga presidenti i Gjermanisë, Oalf Scholz dhe ai i Francës, Emmanuel Macron për dialogun Kosovë-Serbi.
Plettner dhe Beaune së bashku me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak janë në Kosovë për të diskutuar për hapat e mëtejmë në kuadër të dialogut.
Takimi me kryeministrin Albin Kurti tashmë ka filluar, ndërsa pas vizitës në Prishtinë ata do të udhëtojnë edhe për në Beograd. /Telegrafi/