“Persona me lidhje familjare në të dy tenderët”

Për VMRO-DPMNE-në është e dyshimtë që firma spanjolle Eptisa bashkë me dy kompani vendase kanë marrë tenderin për vëzhgimin e punëve në ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10D. Sipas partisë opozitare, nënshkruesi në emër të njërës prej dy kompanive vendase në konzorciumin aktual  është i biri i pronarit të kompanisë e cila e kishte fituar tenderin herën e parë por që kishte dështuar për shkak të dyshimeve për lidhjen e saj me para ruse.

“A qëndrojnë persona të afërt me pushtetin pas gjithë kësaj skeme për marrjen e tenderit prej 22 milion eurosh? Kjo pyetje merr jehonë posaçërisht nëse merret parasysh fakti se konzorciumi i drejtuar nga Eptisa e fiton tenderin pasi paraprakisht konzorciumi i drejtuar nga IGH në përbërjen e të cilës ka qenë dhe firma e një Sotir Ampov nga Velesi, nuk ka dorëzuar garancë bankare dhe më vonë personalisht Grubi ishte arsyetuar se firma ka çuar drejt parave ruse dhe se është mirë që kishte dështuar tenderi i parë. Tani në konzorciumin që e ka fituar punën nuk është firma nga Velesi e babait me mbiemrin Ampov por është firma e birit të tij me mbiemrin Ampov. Lind dyshimi se përmes firmave të personave që kanë lidhje njëri më tjetrin dhe që janë pjesë e të dy konzorciumeve, gjurmët çojnë deri te majat e politikës në Maqedoni. Për t’u përgjigjur kësaj pyetje duhet të përpiqet Prokuroria Publike e cila nuk guxon të rrijë e heshtur para gjithë këtyre rastësive”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme