Persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një shtëpi në Podujevë. Ata kanë demoluar shtëpinë dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, një sasi stoli ari, telefona celular dhe një veturë me targa të Shqipërisë, shkruan Gazeta Monitor. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh.
“Podujevë, 07.07.2017-04:05. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se persona të maskuar dhe armatosur u kanë hyrë në shtëpi dhe duke i demoluar shtëpinë i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, një sasi stoli ari, telefona celular dhe një veturë me targa të Shqipërisë. Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësit policore kanë arritur të gjejnë telefonat dhe veturën të cilat janë sekuestruar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar”, është thënë në raportin e Policisë./Gazeta Monitor