Persona të armatosur hyjnë në hostel dhe vrasin 11 vetë, 14 të tjerë plagosen, mes viktimave dhe një fëmijë 3-vjeçar!

Persona të armatosur sulmoi një hostel në Afrikën e Jugut, duke vrarë 11 persona, përfshirë edhe një djalë 3-vjeçar.


Ngjarja ndodhi në zonën e Pretoria, tha policia.

“Mund të konfirmoj se gjithsej 25 persona u qëlluan”, tha zëdhënësja e policisë Athlenta Mate për AFP, duke shtuar se 14 persona ishin dërguar në spital.

Viktimat përfshijnë edhe një 12-vjeçar dhe një 16-vjeçar.

Dhjetë persona vdiqën në vendin e sulmit në zonën Solville, 18 kilometra në perëndim të Pretorias. Një person tjetër ndërroi jetë nga plagët e marra dhe përfundoi në spital, u sqarua më pas.

Incidenti ndodhi në orën 4:30 të mëngjesit (ora lokale), kur tre persona të armatosur hynë në ndërtesë dhe qëlluan pa dallim. Policia u njoftua në orën 6 të mëngjesit. Motivi i sulmit mbetet i panjohur, ndërsa nuk janë bërë arrestime.

Afrika e Jugut, vendi më i industrializuar i Afrikës, është i prekur nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Shumë njerëz mbajnë leje për armëmbajtje për mbrojtje personale.

Sipas të dhënave të policisë, rreth 63 persona vriten çdo ditë midis prillit dhe shtatorit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme